Qëndra

Qëndra Jonë

CEF® e Shqipërisë është bekuar të zotërojë ndërtesën e tyre që nga viti 1999 në qytetin e dytë më të madh të Shqipërisë, Durrës. Durrësi është një qytet mbi 2000 vjeçar, i vendosur në perëndim të Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë. Durrësi është shumë i pasur me histori, muzeume të ndryshme dhe vende vizitash, të vendosura pranë detit Adriatik, pjesë e Detit Mesdhe. Përveçse kemi zyra në qendër dhe një familje që banon në katin e dytë, jemi të lumtur të japim një mundësi për të përdorur katin e tretë dhe të katërt të ndërtesës sonë. Kati ynë i tretë dhe i katërt përfshin: Dhoma me shtretër për deri në 28 njerëz, duke përfshirë dy dhoma çift, banjo dhe dush, si dhe lavanderi. Dhomat kanë Wi-Fi falas, ajër të kondicionuar, dhe tavolina për të studiuar në to.


Vendndodhja

Lagja 18, Rr. Vaso Pasha, nr 125, Durrës, Albania

Kemi gjithashtu guzhine dhe një klasë që mund të ketë mbi 30 nxënës të ulur me një tavolinë përpara tyre.
Nëse tavolinat hiqen, klasa mund të kthehet në një dhomë konferencash për deri në 45 vetë. Klasa përfshin një televizor me ekran të madh për prezantime, një sistem përzjerje tingujsh, karrige, ajër të kondicionuar dhe instrumente të tilla si piano. Në katin e katërt do të gjeni kuzhinën, dy banja dhe dush për djemtë dhe vajzat, një sallë ngrënieje dhe tri dhoma.

 Zona është shumë e sigurtë dhe ka parking pa pagesë.

Ne ofrojmë qendrën tonë për mbledhje, stërvitje, seminare dhe si një shtëpi mysafirësh për kishat dhe organizatat e krishtere. Për më shumë informacion rreth akomodimit dhe datave të lira për të përdorur qendrën tonë ju lutemi kontaktoni në [email protected]