Fjala e urtë e vjetër, "Mundësia troket por vetëm një herë", i inkurajon njerëzit të shfrytëzojnë çdo mundësi, sepse kjo mund të jetë e vetmja mundësi për ta bërë këtë. Koha jonë është e kufizuar dhe zakonisht, kur një mundësi kalon, ne nuk e kthejmë atë. Kjo është e vërtetë në jetën e fëmijëve. Ata i kalojnë ditët e javës në shkollë, luajnë sporte dhe videolojëra, hanë dhe flenë, por sa nga koha e tyre shpenzohet për të mësuar rreth Perëndisë dhe duke u fokusuar në gjëra me vlerë të përjetshme? Nëse një fëmijë shkon në kishë, ai mund të marrë një deri në dy orë trajnim shpirtëror në javë. Por shpesh mësuesit në kisha nuk janë të trajnuar për t'u mësuar të vërtetat shpirtërore djemve dhe vajzave ose si ta udhëheqin një fëmijë në marrjen e një vendimi për të ndjekur Jezusin. Meqenëse kemi mundësi të kufizuara për t'u mësuar fëmijëve rreth Jezusit dhe se si ata mund të vijnë tek Ai për shpëtim, ne duhet të jemi të qëllimshëm dhe të përgatitur për të shfrytëzuar sa më shumë çdo mundësi.
Kur disa pastorë ndoqën një kurs trajnimi për Mësimdhënie me efektshmëri MFE, ata u befasuan kur kuptuan rëndësinë që duhet t'i jepnin udhëheqjes së fëmijëve te Krishti dhe t'u mësonin atyre rrugët e Perëndisë. Ata pranuan se kurrë nuk kishin çuar personalisht një fëmijë te Krishti. Ata thanë: “Ne do të kthehemi te mësuesit tanë të shkollës së së dielës dhe do t'u themi se sa e rëndësishme është t'i çojmë fëmijët te Krishti dhe jo vetëm të luajmë lojëra ose t'i ushqejmë ata.
Sipas George Barna, "Çfarëdo që një fëmijë beson në moshën 13-vjeçare është në shumicën e rasteve ajo që ai do të vdesë duke besuar." Koha jonë për të rrënjosur të vërtetat shpirtërore në jetën e fëmijëve është e kufizuar. Ata do të rriten shpejt duke mos u kujdesur për rrugët e Perëndisë dhe do të përballen me një ndarje të përjetshme prej Tij. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që të krishterët të jenë të qëllimshëm dhe të përgatitur për të shfrytëzuar sa më shumë mundësitë që jep Perëndia. CEF® ofron trajnim praktik dhe efektiv se si t'i dishepullojmë fëmijët në rrugët e Perëndisë. Kurrikula e mësimit të Biblës për fëmijë dhe librat përkushtues të prodhuar nga CEF Press® i mbajnë fëmijët të angazhuar duke u mësuar atyre të vërteta të rëndësishme shpirtërore.
Si një jetime e re, Rose ndihej e padashur për shkak të abuzimit dhe braktisjes. Por asaj i pëlqente të merrte pjesë në Klubin e Lajmit të Mirë në lagjen e saj, ku mësoi për dashurinë e Jezusit për të. Në moshën gjashtë vjeçare ajo besoi në Jezusin si Shpëtimtar dhe jeta e saj ndryshoi me gëzimin dhe shpresën që gjendej në njohjen e Perëndisë. Vite më vonë, kur Rose kishte një familje të sajën, hapi një Klub të Lamit të Mirë në shtëpinë e saj për t'u mësuar fëmijëve të lagjes së saj rreth Jezusit. Njëzet vjet më vonë, një nga djemtë që u bë i krishterë dhe mësoi të ndiqte Zotin përmes klubit të saj, tani shërben si pastor në një kishë. Nëpërmjet përkushtimit dhe mësimdhënies me qëllim të mësuesve të saj të Klubin e Lajmit të Mirë, Roza mësoi për Jezusin dhe e ndoqi Atë gjatë gjithë jetës së saj, duke dhënë mësim, duke udhëhequr, duke ndarë për besimin e saj dhe madje duke shërbyer si misionare në Meksikë.
Kur të krishterët shfrytëzojnë sa më shumë nga mundësitë që Perëndia u jep për t'u mësuar të tjerëve për Jezusin dhe të vërtetat nga Fjala e Perëndisë, ato ndikojnë në jetët e njerëzve për përjetësinë. Dhe kjo është e vërtetë edhe për të rinjtë e krishterë. Njëmbëdhjetë vjeçarja Abigail nuk është e panjohur për klubin e Lajmit të Mirë dhe trajnimin e mësuesve. Nëna e saj është koordinatorja kombëtare për CEF Anguilla, një ishull në lindje të Porto Rikos. Gjatë viteve, Abigail ka ndjekur shumë kurse trajnimi dhe ka ndihmuar me klubet e fëmijëve. I pëlqen t'u tregojë të tjerëve për Jezusin, të drejtojë këngë adhurimi, të luajë role për mësimet e Biblës dhe të ndihmojë në mënyra të tjera. Dëshira e Abigail për të ndarë Ungjillin e Jezusit me fëmijët më të vegjël dhe bashkëmoshatarët e saj është e dukshme. Kur diçka në orarin e saj anulohet, ajo menjëherë kërkon të ndihmojë nënën e saj t'u mësojë fëmijëve për Jezusin. Abigail shfrytëzon sa më shumë mundësitë e saj.
Kur të trokasë mundësia, a do ta shfrytëzoni mundësinë për të bërë diçka të rëndësishme, madje të ndikoni jetë për përjetësinë? A do të jeni të qëllimshëm dhe të përgatitur për të shfrytëzuar sa më shumë kohën që kaloni me fëmijët për t'i udhëhequr ata te Krishti dhe për t'u mësuar atyre të vërtetat shpirtërore? Gjeni mënyra për të shfrytëzuar sa më shumë mundësitë tuaja duke folur me organizata lokale të CEF (https://chapters.cefonline.com).
Nga: Deb Hane
Copyrights: Child Evangelism Fellowship Inc ©
Të drejtat e autorit: Bashkësia e Ungjillizimit të Fëmijëve të Shqipërisë.
For English, please follow the link:
https://www.cefonline.com/articles/teach-kids-articles/opportunity-knocks/