Kalimi i kohës personale me Perëndinë është po aq i rëndësishëm për fëmijët sa është edhe për ju! Perëndia dëshiron të kalojë kohë me të gjithë fëmijët e Tij – të mëdhenj e të vegjël. Këtu janë pesë këshilla për bërë kuptimplotë Kohën e Qetë për fëmijët, duke krijuar një dëshirë në rritje për ta njohur më thellë Perëndinë.

1) Mësojuni fëmijëve për kuptimin e Kohës së Qetë

Hapi i parë drejt bërjes kuptimplotë të kohës së qetë për fëmijët është t’i ndihmojmë ata të kuptojnë pse zakonet devocionale janë të rëndësishme. Pa këtë bazë të rëndësishme të të kuptuarit, është e lehtë që koha e qetë të bëhet thjesht një punë e përditshme ose përgjegjësi për fëmijët, në vend që të kuptojë se është një mundësi për të komunikuar me vetë Perëndinë.

Në vend që të kufizoni përvojën e tyre me përkushtimet e përditshme në thjesht leximin e Biblës për disa minuta, ndihmojini fëmijët ta shohin kohën e qetë si një mundësi për të folur me Perëndinë – duke hapur zemrat e tyre për të ndarë dëshirat, nevojat, frikrat, betejat dhe gëzimet e tyre, duke dëgjuar ndërkohë zërin e Frymës së Shenjtë. Zhvillimi i zakoneve devocionale për fëmijët nuk ka të bëjë vetëm me përmbushjen e një detyrimi shpirtëror, por ka të bëjë me afrimin me Perëndinë dhe ndërtimin e një marrëdhënieje personale me Jezusin. Kujtojuni fëmijëve se Perëndia mezi pret të kalojë kohë me ta.

2) Krijoni një vend të veçantë për kohën e qetë

Një mënyrë tjetër për të filluar të zhvilloni zakone devocionale për fëmijët është t’u jepni atyre vendin e tyre të veçantë për të kaluar kohën e tyre vetëm me Perëndinë. Kjo mund të jetë çdo gjë nga një karrige specifike, një cep në dhomë ose një vend i veçantë jashtë – kudo që është mirë për fokus dhe ka pak privatësi, veçanërisht në një familje të zënë. Edhe nëse një fëmijë ka dhomën e tij, vendosja e një vendi të qetë në një vend të caktuar jashtë mjedisit të tij të zakonshëm mund të ndihmojë për ta bërë kohën e qetë kuptimplotë për fëmijët dhe tepër të veçantë. Sigurohuni që t’i inkurajoni ata që ta bëjnë të tyren atë kohë të qetë; duke shtuar ndriçim të mirë, një jastëk komod ose diçka që u kujton atyre se sa shumë i do Jezusi.

3) Jepuni fëmijëve burime devocionale

Është e vështirë të filloni të zhvilloni zakone devocionale për fëmijët nëse ata nuk kanë mjetet e duhura! Pajisni fëmijët me gjithçka që u nevojitet për kohën e tyre të qetë duke u siguruar atyre burime përkushtimi. Këto përfshijnë:

Bibla;
Fletore;
Laps me një gomë të mire, ngjyra;
Një libër devocional (opsionale).

Child Evangelism Fellowship® ofron libra devocioni të përshtatshëm për të gjitha moshat. Për fëmijët më të vegjël, merrni parasysh fillimin me librat devocionalë “Çdo ditë me Perëndinë”, i cili mëson për krijimin, Perëndinë, jetën e Moisiut dhe Jezusit dhe librin e Veprave të Apostujve, të gjithë në gjashtë module 30-ditore tërheqëse. Për fëmijët më të rritur, librat devocionalë “The Wonder” mësojnë teologji sistematike dhe mbulojnë shumë tema të rëndësishme të dishepullimit në gjashtë module 60-ditore, të përsosura për t’u lexuar së bashku.

4) Krijoni një plan për kohën e qetë

Pasi fëmija juaj të kuptojë domethënien e kohës me Zotin, të ketë një vend të veçantë të kohës së qetë dhe të gjitha burimet devocionale që i nevojiten për të filluar, hapi tjetër drejt zhvillimit të zakoneve devocionale për fëmijët është t’i ndihmoni ata të kuptojnë bazat se si duket koha e qetë. Për ta bërë këtë, krijoni një plan kohe të qetë duke patur parasysh këto 5 pjesë:

Lutja hapëse

Leximi i Biblës

Reflektimi

Shënime

Lutja mbyllëse

1. Lutja Hapëse

Së pari, mësojini fëmijët të fillojnë kohën e qetë me lutje. Kjo lutje duhet të përfshijë rrëfimin e çdo mëkati, falënderimin e Perëndisë për atë që ka bërë për ta, duke i kërkuar Atij që t’i ndihmojë të kuptojnë se çfarë do të lexojnë në Bibël sot dhe të kërkojnë forcë për t’iu bindur asaj që thotë ajo dhe ta ndjekin Atë më shumë. Ftojini fëmijët që ndërsa luten t’i kërkojnë Frymës së Shenjtë që t’i drejtojë ata te çdo pasazh ose mësim që Ai dëshiron veçanërisht që ata të mësojnë sot, ndërkohë që angazhohen për të dëgjuar atë që Ai ka për të thënë.

2. Leximi i Biblës

Pas lutjes, vërini fëmijët të lexojnë një pasazh të shkurtër në Bibël ose të ndjekin së bashku një nga librat e tyre devocionalë. Për ta bërë argëtuese numri i vargjeve që një fëmijë lexon mund të lidhet me moshën e tij. Libri i Fjalëve të Urta është një vend i mrekullueshëm për fëmijët që të fillojnë të lexojnë çdo ditë për copëza urtësie.

3. Reflektimi

Pas leximit, mësojini fëmijët të kalojnë kohë duke menduar se çfarë thotë pasazhi dhe çfarë po u thotë Perëndia nëpërmjet tij. Nëse fëmijët janë të hutuar nga një pasazh, nxitini ata që t’i kërkojnë Frymës së Shenjtë udhëzim ose të kërkojnë gjykimin e një të rrituri të cilit i besojnë. Disa pyetje të rëndësishme që duhen bërë janë “si zbatohet kjo në jetën time sot?” ose “çfarë po përpiqet të më thotë Jezusi këtu?”. Zhvillimi i zakoneve devocionale dhe kuptimi i kohës së qetë për fëmijët kërkon që ata jo vetëm të kalojnë kohë në Fjalën, por edhe të kuptojnë se çfarë thotë ajo dhe çfarë Perëndia po përpiqet t’u mësojë atyre.

4. Shënimet

Studimet kanë treguar se shkrimi i mendimeve jo vetëm që na ndihmon të përpunojmë më tej atë që po mendojmë, por gjithashtu përmirëson shumë të kuptuarit dhe kujtesën. Është mirë të shkruash diçka çdo ditë për atë që Perëndia po të mëson! Ndihmoni në bërjen kuptimplote të kohës së qetë për fëmijët, duke i pajisur jo vetëm me një ditar devocional, por dhe duke i inkurajuar ta përdorin atë. Edhe fëmijët që ende nuk mund të hartojnë fjali të plota vetë, ende mund të kopjojnë disa fjalë nga Bibla—duke ushqyer zemrat dhe mendjet ndërsa zhvillojnë zakone devocionale për fëmijët.

5. Lutja mbyllëse

Më në fund, thuaju fëmijëve të përfundojnë kohën e tyre të qetë duke u lutur përsëri, duke falënderuar Perëndinë që u foli dhe duke i kërkuar Atij që t’i ndihmojë më tej t’i binden gjithçkaje që mësuan. Një lutje përmbyllëse pas një kohe të qetë është gjithashtu koha e përkryer për fëmijët që t’i shprehin të gjitha emocionet, frikën, dëshirat, falënderimet dhe nevojat e tyre ndaj Zotit – duke u lutur për gjëra specifike, për njerëz të tjerë ose për udhëzim të veçantë gjatë gjithë ditës. Kujtojuni fëmijëve se Perëndia jo vetëm që na dëgjon sa herë që lutemi, por se është një bisedë. Nxitini ata të dëgjojnë përgjigjen e Tij gjatë ditës dhe javëve të ardhshme, duke e bërë kohën e qetë edhe më kuptimplote për fëmijët.

5) Jini konsistent

Së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, si çdo zakon, zhvillimi i shprehive devocionale për fëmijët kërkon kohë dhe qëndrueshmëri. Ju mund të ndihmoni në përforcimin e këtyre zakoneve duke vendosur një orë specifike për kohë të qetë në orarin ose rutinat tuaja familjare. Për t’i ndihmuar të gjithë të nisin me kohën e qetë në mëngjes, merrni parasysh të luani një këngë argëtuese për t’i bërë të ditur të gjithëve në shtëpi se është koha për t’u drejtuar në këndin e tyre të kohës së qetë për kohën e qetë personale.

Mos harroni se kalimi i kohës me Perëndinë duhet të ndihet si një gëzim për fëmijët, jo një punë e përditshme. Ndonëse është mirë t’i inkurajoni fëmijët që të kenë përkushtimin e tyre, në fund të fundit nuk do t’ia dilni kurrë ta bëni kohën e qetë kuptimplotë për fëmijët, përveç nëse ata zgjedhin vetë të marrin pjesë. Ashtu si vendimi i parë i një fëmije për t’u shpëtuar, kalimi i kohës me Jezusin duhet të jetë një zgjedhje personale dhe dëshira e zemrës së tyre – jo diçka e bërë nga detyrimi ose sepse të rriturit e dëshirojnë atë. Gjëja më e mirë që mund të bëni për të ndihmuar në fillimin e kohës së qetë për fëmijët është të jepni shembull!

Duke filluar herët, duke zhvilluar zakone devocionale për fëmijët e shpëtuar, mund të hapë shtegun që i ndihmon ata të ecin me Perëndinë gjatë gjithë jetës së tyre. Le ta fillojmë të gjithë Vitin e Ri me vendosmërinë për të shijuar kohën me Perëndinë çdo mëngjes.

Nga: Teach Kids Articles


Copyrights: Child Evangelism Fellowship Inc ©

Të drejtat e autorit: Bashkësia e Ungjillizimit të Fëmijëve të Shqipërisë

For English, please follow the link: https://www.cefonline.com/articles/teach-kids-articles/5-steps-to-developing-devotional-habits-for-kids-cef/

Lini një koment

Your email address will not be published.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohuni me email

Merrni njoftime tona për aktivitetet dhe postimet e reja.