Nëse duam t’i mësojmë fëmijët për ndershmërinë, ne duhet ta praktikojmë atë vetë përpara se të mund t’ua transferojmë atë fëmijëve tanë. Këtu janë shtatë mënyra praktike për t’i mësuar fëmijët për ndershmërinë dhe për t’i udhëhequr ata përmes shembullit.

1. Gjithmonë thuaj të vërtetën

Një nga aspektet më të rëndësishme të integritetit është të thuash të vërtetën. Angazhohuni që të filloni që tani me një politikë familjare, sipas së cilës vërtetësia kërkohet 100% në çdo kohë, nga të gjithë në familje. Kjo përfshin të mos u kërkoni kurrë fëmijëve tuaj të gënjejnë për ju tek të tjerët dhe gjithmonë t’u tregoni të vërtetën vetë. Ne duhet t’i lëmë ata të na shohin të jemi të sinqertë, edhe kur është e vështirë ose kur duhet të përballemi me pasoja. Në fakt, përdore vështirësinë për të thënë të vërtetën si një mësim për të shpjeguar se, ndërsa rrëfen se të ka shkuar në mendje të mos jesh plotësisht i sinqertë në këtë situatë për shkak të frikës, në fund, ke zgjedhur ndershmërinë dhe je i kënaqur që ke bërë këtë.

2. Jini të hapur për gabimet

Jini gjithmonë të sinqertë me fëmijët tuaj dhe të tjerët kur bëni një gabim ose ngatërroni diçka. Është e lehtë të mbulosh një gabim dhe të shpresojsh që askush të mos e vërë re – veçanërisht me fëmijët tanë, sepse ata mund të mos jenë aq të vetëdijshëm. Por nëse doni t’i mësoni fëmijët tuaj për ndershmërinë dhe të jepni një shembull të mirë, është shumë më mirë në planin afatgjatë të vini në dukje gabimet tuaja dhe se si i keni trajtuar ato. Gabimet e mëdha apo të vogla, i ndihmojnë fëmijët të kuptojnë se nuk ishte fundi i botës, njerëzit na falin kur kërkojmë falje dhe kjo na bën të ndihemi shumë më mire që të jemi plotësisht të hapur në marrëdhëniet tona. Të sillemi sikur jemi të përsosur vetëm i bën njerëzit të mos ndihen të sigurt emocionalisht me ne.

3. Shpërbleje sjelljen e ndershme

Një nga mënyrat më të mira për t’i mësuar fëmijët për ndershmërinë është përmes përforcimit pozitiv. Sa herë që shihni se fëmijët sillen me ndershmëri kur do të ishte më e lehtë të gënjejnë, shpërbleje atë ndershmëri duke vënë më shumë theks në vendimin e tyre për të qenë të ndershëm dhe për të pranuar gabimin e tyre. Falënderojini ata dhe ndërsa mund të duhet ende të ketë pasoja për gabimin e tyre, ndihmoni në zbutjen e këtyre pasojave kudo që të jetë e mundur për ta bërë fëmijën të lumtur që kërkoi ndihmën tuaj, në vend që të zgjedhë të mbulojë veprimet e tij. Flisni se sa më mirë shkuan gjërat me ndershmëri, në vend të mashtrimit, dhe lëvdojeni karakterin e tyre të mirë.


4. Kërkoni falje kur jeni gabim

Është gjithmonë e vështirë ta pranojmë kur gabojmë, por kërkimi i faljes tregon se jemi në gjendje ta shikojmë veten me ndershmëri dhe më pas të jemi të sinqertë me të tjerët. Kjo është arsyeja pse, kur kërkoni falje, është e rëndësishme të përmendni në të vërtetë mëkatin ose ofendimin, dhe më pas të merrni përgjegjësi personale duke përdorur fjalën “unë”, në vend që të flisni sikur diçka ka ndodhur vetë.

Të jesh prind do të thotë që fëmijët të shikojnë drejt teje, por kjo nuk do të thotë që duhet të jesh perfekt gjatë gjithë kohës (askush nuk është!). Një nga mënyrat më të mira për t’u mësuar fëmijëve ndershmërinë, është duke e praktikuar vetë, duke pranuar kur keni bërë një gabim dhe duke u kërkuar falje.

5. Mësojini fëmijët të tregojnë ndershmëri duke dhënë prova

Një mënyrë tjetër që mund t’i mësoni fëmijët për ndershmërinë është duke i mësuar ata të mbështesin atë që thonë duke dhënë prova. Për shembull, nëse e dërgoni fëmijën tuaj në dyqan me para për të blerë diçka, dërgojeni me pritshmërinë që të kthehen me faturën dhe kusurin e saktë. Shpjegoni se kjo nuk është për shkak se ju nuk keni besim tek ata, por se po përpiqeni t’i ndihmoni ata të krijojnë një zakon të rëndësishëm. Shpjegoni se duke ofruar prova kur është e mundur, ju mund të ndërtoni më shpejt besimin me të tjerët. Kur mbledhja e provave për fjalët dhe veprimet tuaja bëhet si një zakon për ju, jo vetëm që do të bëni më pak gabime të paqëllimshme, por gjithashtu do të ushqeni besimin dhe ndershmërinë në marrëdhëniet tuaja.

6. Përdorni ilustrime, tregime dhe burime të tjera

Ilustrimet janë gjithashtu një mënyrë e shkëlqyer për t’i mësuar fëmijët për ndershmërinë. Për t’ju ndihmuar ta bëni këtë, ju mund të gjeni një shumëllojshmëri të gjerë tregimesh dhe burimesh nëpërmjet Child Evangelism Fellowship®, Bashkësia e Ungjillizimit të Fëmijëve.


7. Kujtojuni fëmijëve çfarë thotë Jezusi për ndershmërinë

Së fundi, kujtojuni fëmijëve se ndërsa ndershmëria është një gjë e mirë që na ndihmon në jetën dhe marrëdhëniet tona, në fund të fundit ne duhet të themi gjithmonë të vërtetën dhe t’i rrëfejmë mëkatet tona, sepse Zoti na mëson kështu. Tek Gjoni 8:31-32, Jezusi tha: ”Nëse do të qëndroni në fjalën time, jeni me të vërtetë dishepujt e mi;do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju bëjë të lirë”.

Ndershmëria është një parim biblik që na bën të lirë. Nga çfarë na çliron e vërteta? Na çliron nga skllavëria e mëkatit, fajit dhe keqardhjes – dhe mund të çlirojë edhe fëmijët tuaj.

Libri i Romakëve gjithashtu ka shumë për të thënë për lirinë nga mëkati. Në fund të fundit, kjo është ajo që ka të bëjë me shpëtimin e Perëndisë: liria nga mëkati dhe pasojat e tij të tmerrshme. Lavdëroni Zotin, vetëm e vërteta e Jezusit dhe vepra e Tij në kryq na e jep këtë liri!

Shpresoj se ju kanë pëlqyer këto 7 këshilla se si t’i mësoni fëmijët për ndershmërinë. Kur zgjidhni të udhëhiqni përmes shembullit tuaj si prind dhe të inkurajoni ndershmërinë në shtëpinë tuaj, ju mund të ndihmoni që e vërteta të jetë tërheqëse për fëmijët dhe t’i ndihmoni ata të jetojnë në gëzimin e ndershmërisë.

Nga: Lydia Kaiser

Copyrights: Child Evangelism Fellowship Inc ©

Të drejtat e autorit: Bashkësia e Ungjillizimit të Fëmijëve të Shqipërisë

For English, please follow the link: https://www.cefonline.com/articles/teach-kids-articles/7-ways-to-teach-kids-about-honesty-cef/

Lini një koment

Your email address will not be published.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohuni me email

Merrni njoftime tona për aktivitetet dhe postimet e reja.