Fëmijët kanë kujtesë të shkëlqyer. Ata dinë tekstet e këngëve, mund të citojnë nga filma dhe libra dhe madje mund t’ju kujtojnë gjërat që i kishit harruar plotësisht. Ndërsa kjo dhuratë e kujtesës është zakonisht një gjë e mrekullueshme, mund ta bëjë të vështirë për fëmijët që të falin të tjerët që i bëjnë keq.

Të gjithë e dimë se fëmijët që mësojnë të falin, jetojnë më të lumtur dhe më të shëndetshëm se ata që mbajnë mëri. Pra, si mund t’i mësojmë fëmijët për faljen në një mënyrë që do t’i bëjë ata të duan të bëjnë atë zgjedhje personale për të falur të tjerët? Këtu janë 5 të vërteta që mund t’u mësoni fëmijëve për faljen.

1. Mësojini fëmijët të falin shpejt

Të gjithë e dimë thënien “fal dhe harro”. Por a është vërtet e mundur kjo? Zoti thotë te Hebrenjve 10:17, “Dhe nuk do t’i kujtoj më mëkatet e tyre dhe paudhësitë e tyre”. Është e rëndësishme të pranohet se kur Zoti e thotë këtë, Ai po e thotë atë si një qenie e gjithëdijshme – që di gjithçka. E megjithatë, këtu Ai po thotë se është zgjedhja e Tij të mos kujtojë mëkatet tona për përfitimin tonë.

Perëndia është shembulli ynë se si duhet t’i falim të tjerët: plotësisht,
Shpesh kur mbajmë mëri, e përsërisim ofendimin në mendjen tonë aq shumë saqë bëhet e pamundur ta harrojmë. Zgjedhja për të falur shpejt është vetëm një mënyrë se si mund ta ndihmojmë veten të falim dhe të harrojmë.

2. Mësojuni fëmijëve se falja është e shenjtë

Së dyti, mësojuni fëmijëve se falja nuk është një opsion. Zoti na urdhëron të falim. Bibla thotë në Kolosianëve 3:13: “…duke duruar njëri-tjetrin dhe duke falur njëri-tjetrin, në qoftë se dikush ankohet kundër një tjetri; dhe sikundër Krishti ju ka falur, ashtu bëni edhe ju.” Kur Jezusi i mësoi dishepujt e Tij të luteshin, Ai i mësoi ata të thoshin: “Dhe na i fal fajet tona, ashtu siç ua falim ne fajtorëve tanë.” (Mateu 6:12). Nëse kërkojmë të na falin në të njëjtën masë sa i kemi falur të tjerët, por nuk i kemi falur të tjerët, atëherë kërkojmë të mos na falen fare! Kujtojuni fëmijëve se sa herë që zgjedhin të falin të tjerët, ata po i lejojnë vetes gjithashtu të falen kur mëkatojnë.

3. Falja është e vështirë, por e mirë

Çdo mëkat duhet të ndëshkohet, sepse kjo është drejtësia. Megjithatë, në vend që të na bënte të vuajmë për secilin nga mëkatet tona, Jezusi zgjodhi të merrte dënimin mbi Veten. Ai e morri dhimbjen për ne që të mund të liroheshim.

Kur zgjedhim të falim dikë, ne mund t’ia dorëzojmë atë dhimbje të padrejtësisë Jezusit, ta falënderojmë Atë që ka marrë dhimbjen për ne dhe të jemi të qetë për lëndimin që kemi përjetuar.


4. Falja nuk është e barabartë me besimin

Së katërti, mësojuni fëmijëve se falja nuk është e barabartë me besimin. Falja është diçka e dhënë; besimi është diçka e fituar. Fëmijët duhet të kuptojnë se edhe pse supozohet të falin të gjithë njerëzit kur na bëjnë keq, jo të gjithë njerëzit janë të besueshëm. Lloji i njerëzve të cilëve mund t’u besohet janë ata që vazhdimisht kanë integritet, bëjnë mirë, kërkojnë falje për veprimet e tyre dhe mësojnë nga gabimet e tyre. Të falësh dikë nuk do të thotë se duhet t’i besojmë atijndhe kjo është veçanërisht e vërtetë kur ofendimi është serioz.

Edhe pse fëmijët duhet t’i falin ata që i lënduan, kjo nuk do të thotë se ata duhet të kalojnë kohë me ta më pas, ose që ngacmuesi ose dhunuesi duhet të mbeten të pandëshkuar. Falja është zgjedhja personale për të mos mbajtur më hidhërimin – pavarësisht nëse shkelësi thotë ndonjëherë se i vjen keq apo jo. Nuk është një leje e lirë për shkelësin që të shmangë të gjitha pasojat e veprimeve të tyre. Në fakt, ndonjëherë gjëja më e mirë që një fëmijë mund të bëjë është t’i tregojë dikujt një autoriteti më të lartë, si prindi ose mësuesi, në mënyrë që shkelësi të përballet me drejtësinë dhe të mësojë të bëhet një person i përgjegjshëm dhe i besueshëm.

5. Mësojini fëmijët se falja sjell liri

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, mësojuni fëmijëve se falja ka përfitime. Fjalët e urta 17:22 thotë: “Një zemër e gëzuar është një ilaç i mirë, por një frymë e dërrmuar i than kockat.” Gjetja e lirisë në falje sjell shumë përfitime fizike, mendore dhe shpirtërore, ndërsa hidhërimi shkakton dekurajim deri në sëmundje fizike, mendore dhe shpirtërore.

Mësojini fëmijët se përfitimet e faljes janë paqja, rehatia, dashuria dhe gëzimi, ndërsa njerëzit që mbajnë inatet e së kaluarës nuk janë miq të mirë për t’u afruar. Zgjedhja e faljes është vetëm një nga gjërat e shumta që do t’i bëjë ata një person të këndshëm për t’u ndenjur pranë, dhe një dëshmi e mirë se si është Perëndia, në mënyrën se si Ai na do dhe na fal.

Mësimi i fëmijëve për faljen përmes këtyre 5 të vërtetave nga Shkrimi do t’i ndihmojë ata në rrugën e tyre për të thelluar marrëdhënien e tyre me veten, njerëzit e tjerë dhe me Zotin – mishërimi i dashurisë dhe faljes.

Nga: Cef podcast Teach Kids

Copyrights: Child Evangelism Fellowship Inc ©

Të drejtat e autorit: Bashkësia e Ungjillizimit të Fëmijëve të Shqipërisë

For English, please follow the link: https://www.cefonline.com/articles/teach-kids-articles/how-to-teach-kids-about-forgiveness-cef/



Lini një koment

Your email address will not be published.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohuni me email

Merrni njoftime tona për aktivitetet dhe postimet e reja.