Cila është metoda juaj e preferuar për të mbajtur mend gjëra të rëndësishme? Personalisht, bëj shumë lista dhe vendos alarme në telefon. Po në lidhje me memorizimin e Shkrimit? A mund ta mësoni përmendësh Shkrimin me të njëjtat mjete? Mësimi përmendësh i vargjeve të Biblës është i rëndësishëm, por mund të jetë i vështirë. Mund të jetë e vështirë edhe për fëmijët, por kjo është mosha kur ata mund të mësojnë përmendësh më lehtë dhe më pas ta kenë atë të vërtetë në zemrën e tyre për pjesën tjetër të jetës.
Këtu janë katër metoda që mund të përdorni me fëmijët për t'i ndihmuar ata të mësojnë përmendësh Shkrimin.
Ideja e parë është të bëni letra me vargje me fëmijët. Fëmijët që mësojnë duke praktikuar, do të mësojnë përmendësh më lehtë nëse e shkruajnë vargun dhe e vendosin në një vend të dukshëm. Letrat e vargjeve mund të jenë gjithashtu të dobishme për fëmijët që mësojnë në mënyrë vizuale dhe artistike. Shkruani vargun thjesht ose me shkronja të veçanta, ose vizatoni figura pranë vargut për t'u kujtuar fëmijëve se çfarë do të thotë vargu. Për shembull, ju mund të vizatoni zemra, njerëzit dhe tokën në letrën tuaj të vargut Gjonit 3:16 për t'ju kujtuar se Perëndia i do njerëzit e botës. Kjo është një mundësi për ju dhe fëmijët që të bëheni krijues. Më pas, inkurajoni fëmijët që ta vendosin veprën e tyre të artit diku që të mund ta shohin çdo ditë. Si dhoma e tyre e gjumit, banjo ose çanta e shkollës. Sfidojini ata që ta thonë vargun me zë të lartë sa herë që fëmijët e shohin se kjo i ndihmon ata që ta mbajnë mend.
Ideja e dytë është të mësosh vargun me muzikë! Unë njoh shumë fëmijë që mësojnë këngë që herën e parë që i dëgjojnë. E sigurt që njihni fëmijë që mund të këndojnë kolonën e tyre të preferuar muzikore pa humbur asnjë varg të vetëm. Pse të mos e zbatoni këtë për të mësuar përmendësh vargje? Është një mënyrë argëtuese për t'i ndihmuar fëmijët të kujtojnë Shkrimin pa u përpjekur shumë. U-Nite TV ofron video muzikore falas në internet me këngë. Këto mund të përdoren në shtëpi ose në një klasë të shkollës së së dielës. Disa nga videot muzikore përfshijnë vargje si Efesianëve 4:32 dhe Jakobit 1:5. Mund të regjistroheni për aplikacionin U-Nite TV në www.unite.cefonline.com.
Sugjerimi im i tretë është të vendosni qëllime me fëmijët. Në fakt kjo nuk është një metodë memorizimi, por është një mënyrë e shkëlqyer për të motivuar fëmijët të mësojnë përmendësh Shkrimin. Fëmijëve mund t'u duhet pak kohë që të shohin shpërblimet shpirtërore të kujtesës së Shkrimeve, por ata mund të kenë një shpërblim afatshkurtër për të pritur kur të vendosin qëllime. Ndihmoni fëmijët edhe më tej duke vizualizuar qëllimet e tyre. Mund të bëni një tabelë të thjeshtë me emrat e fëmijëve dhe vargjet që duan të mësojnë përmendësh. Ka shumë ide kreative për të bërë tabela në Pinterest ose vende të tjera në internet. Grafikët ndihmojnë me ndjenjën e arritjes në rrugën drejt qëllimit më të madh. Ju mund të ofroni një çmim kur ata arrijnë qëllimin e tyre. Mendoj se 10 vargje janë një fillim i mrekullueshëm për një tabelë dhe një çmim.
Sugjerimi im i fundit është të luani lojëra për të mbajtur mend vargjet. Lojërat janë një mënyrë e shkëlqyer për fëmijët që të kuptojnë se të mësuarit përmendësh të vargjeve mund të jetë argëtuese. Këtu janë disa ide lojërash. Loja e parë quhet "Zgjidh një Shkronjë". Për këtë lojë, do t'ju duhet vargu i vizualizuar në një letër ose në një tabelë të bardhë ku të gjithë mund ta shohin atë. Lexoni vargun së bashku, më pas lëreni një fëmijë të zgjedhë një shkronjë që gjendet në varg. Zgjidhni një fëmijë të dytë për të zgjedhur një veprim. Lexojeni sërish vargun, por këtë herë bëni veprimin e zgjedhur sa herë që lexoni një fjalë me shkronjën e zgjedhur. Për shembull, nëse fëmija i parë zgjidhte shkronjën "a" dhe i dyti zgjidhte "hidhu", i gjithë grupi do të hidhej sa herë që lexonte një fjalë me shkronjën "a". Një lojë tjetër që mund të luani është "Ndiq liderin". Për këtë lojë, fëmijët përsërisin vargun ndërsa ndjekin lëvizjet e mësuesit ose një "lideri" tjetër.
Shpresoj që të argëtoheni duke ndihmuar fëmijët të mësojnë përmendësh Shkrimin dhe të mësoni disa vetë përgjatë rrugës!
Nga: Jenna Townson
Copyrights: Child Evangelism Fellowship Inc ©
Të drejtat e autorit: Bashkësia e Ungjillizimit të Fëmijëve të Shqipërisë.
For English, please follow the link:
https://www.cefonline.com/articles/teach-kids-articles/fun-ways-to-memorize-scripture/