Për çfarë jeni falenderues sot? Zoti na thërret të jemi një popull falenderues. A kanë fëmijët që ndodhen në jetën tuaj zemra falënderimi? T'u mësosh fëmijëve të kultivojnë falenderimin është një mësim i shkëlqyer, jo vetëm për nëntorin, por për gjithë vitin – çdo vit!

Këtu janë katër ide për t'i ndihmuar fëmijët që ndodhen në jetën tuaj të jenë falenderues.

Së pari, krijoni një tabelë falënderimi për fëmijët që të shkruajnë se për çfarë janë mirënjohës. Mund të jetë në një poster ose e projektuar në një kompjuter. Shtoni një kolonë për çdo ditë të javës dhe rreshta të mjaftueshëm për gjatësinë, ashtu si funksionon më mirë për orarin tuaj. Më pas dekorojeni sipas dëshirës. Çdo ditë, ndihmojini fëmijët të shkruajnë tre gjëra për të cilat janë mirënjohës ndaj Perëndisë. Bërja e një tabele si kjo krijon gjithashtu mundësinë për të folur se për cfarë jemi mirënjohës lidhur me ato që na ofron Perëndia. Ju mund t'u kërkoni fëmijëve të mendojnë se si çdo gjë për të cilën janë mirënjohës iu është dhënë atyre nga Perëndia.

Për shembull, gjatë drekës një ditë mbesa ime më pyeti se ku e marrim qumështin me çokollatë. I thashë: “Zoti na dha lopë që prodhojnë qumësht. Na dha edhe çokollatë. Dhe pastaj Zoti i dha dikujt idenë për t'i bashkuar dhe tani kemi qumësht me çokollatë. Pra, mund t'i themi Zotit faleminderit për qumështin me çokollatë." Ishte bisedë e thjeshtë, por shpresojmë se e ndihmoi të kuptonte se si Zoti është ai që jep dhurata të mira. Biseda si këto i kujtojnë si fëmijëve, ashtu edhe neve, se mund t'i themi Perëndisë faleminderit edhe për gëzimet e thjeshta në jetë, si qumështi me çokollatë. Kur tabela të jetë plot, gjeni kohë me fëmijët për të parë prapa dhe për të admiruar të gjitha gjërat e mrekullueshme që Perëndia ka dhënë. Ju mund ta mbani grafikun e mbushur në një mur si një kujtesë vizuale për të qenë falenderues.

Luaj "Zgjidh kodin". A u pëlqejnë fëmijëve tuaj misteret dhe enigmat? Përdoreni këtë ide të dytë për t'u mësuar fëmijëve për falenderimin. Në një dërrasë ose copë letre, shkruani shkronjën e parë të çdo fjale te 1 Thesalonikasve 5:18. Për shembull, në vend që të shkruani "Për çdo gjë falënderoni...", do të shkruani, "1 T 5 18 P C GJ F". Ju mund të ndryshoni kodin sekret në varësi të moshës së fëmijëve. Një grup fëmijësh mund të garojnë për të parë se kush mund ta hapë kodin i pari. Jepni ndihmë sipas nevojës, duke i shtyrë ata të kërkojnë përgjigjen në Bibël. Pasi të kenë zgjidhur kodin, flisni për kuptimin e vargut. Pyetini ata: “Si mund të falënderoni në të gjitha rrethanat?” Sfidojini ata të mendojnë për mënyrat se si mund t'i jenë mirënjohës Perëndisë në ditët e mira, ditët e këqija dhe ditët ndërmjet tyre.

Luaj "Unë shikoj… dhe një falenderim". Ja një ide kur jeni duke pritur ose duke hipur në makinë me fëmijët. Është një lojë e thjeshtë që mund të luani për të inkurajuar festën e falënderimeve. Ju mund ta luani këtë me një ose më shumë fëmijë. Filloni duke thënë diçka të tillë si, "Unë shikoj diçka për të cilën jam falenderues, është e madhe dhe e bardhë". Duhet të përshkruajë diçka që të gjithë mund ta shohin qartë. Fëmijët mund të hamendësojnë me radhë. Kur ta kuptojnë, tregoni atyre pse jeni mirënjohës për këtë. Për shembull, mund të thuash: "Falënderoj Zotin për retë, sepse ndonjëherë ato kanë forma qesharake që më bëjnë të buzëqesh". Jepini radhë fëmijëve që të zgjedhin diçka dhe lërini të tregojnë pse janë falenderues.

Bëni një kartolinë falënderimi për Zotin. Për idenë e katërt, ju mund t'i ndihmoni fëmijët të zhvillojnë një zemër falenderuese duke i bërë ata të dizenjojnë dhe t'i shkruajnë letra falënderimi Perëndisë. Nxitini ata të jenë krijues dhe të përfshijnë më shumë se një gjë për të cilën janë mirënjohës. Ata mund të përdorin kode sekrete, të vizatojnë figura, apo edhe t'i shkruajnë një poezi apo këngë Zotit. Ju mund të keni disa modele për ide, për të nxitur kreativitetin e fëmijëve dhe gjithashtu t'u tregoni atyre se ju pëlqen të falënderoni Perëndinë gjithashtu. Pasi të kenë mbaruar, gjeni kohë për t'u lutur dhe falënderuar Perëndinë së bashku. Duke i bërë fëmijët të luten me zë të lartë me ju, jo vetëm që i inkurajon ata të falënderojnë, por gjithashtu ndihmon sepse i bën ata më për t'u lutur me të tjerët. Pasi të luteni, kujtojuni fëmijëve se Perëndisë i pëlqen të dëgjojë lutjet tona falënderuese gjatë gjithë vitit!

Gëzuar ditën e falenderimeve!

Nga: Jenna Townson

Copyrights: Child Evangelism Fellowship Inc ©

Të drejtat e autorit: Bashkësia e Ungjillizimit të Fëmijëve të Shqipërisë.

For English, please follow the link:
https://www.cefonline.com/articles/teach-kids-articles/teaching-kids-thankfulness/

Lini një koment

Your email address will not be published.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Abonohuni me email

Merrni njoftime tona për aktivitetet dhe postimet e reja.